Të fundit

Durmishi për Lekajn: S’janë 53 por 97 mln, presim përfundimin e procesit gjyqësor, pastaj ndërmarrim hapa

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në konferencë për media ka folur për dënimin e Pal Lekajt nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai sërish theksoi se nuk bëhet fjalë për 53 milionë euro por për 97 milionë.

Sipas tij, janë dy raste të ndara, raporton Paparaci.

Durmishi njoftoi se janë në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor që më pas të ndërmarrin hapat si Qeveri e Kosovës.

“Aty është duke u zhvillu një proces gjyqësor, është edhe një proces tjetër gjyqësor. Nuk bëhet fjalë për 53 milionë por për 97 milion, sepse janë dy raste të ndara. Njeri 53 milionë, tjetri 47 milionë. Dy rastet janë problematike. Është vendimi i shkall;s së parë, duhet pritur derisa vendimet të bëhen të plotëfuqishme. Pas përfundimit të procesit gjyqësor, do të shohim të gjitha hapat që do të marrim si shtet si Qeveri e Kosov;s në raport me kontraktorin që ka qenë, të gjithë akterët e përfshirë në këtë çështje”, tha Durmishi.

Kujtojmë se Lekaj është dënuar me tre vite e tetë muaj burgim në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike./Paparaci

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci