Të fundit

Kurti përball Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në ShBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale në Kosovë.

Ai mbrëmë bashkë me zëvendëskryeministen dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Qeveria e Kosovës.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas kohës tonë dhe temë e diskutimit do të jetë situata në Kosovë.

Të hënën, Serbia ka paraqitur një kërkesë për caktimin e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të “situatës në Kosovë”, për të cilën ka pretenduar se gjoja është “në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Sipas njoftimit të zyrës së Vuçiqit për media, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci