Të fundit

The Times: Një spiun rus punoi në MI6 dhe Ministrinë e jashtme, pseudonimi “C2”

Një sagë e jashtëzakonshme spiunazhi me në qendër një refugjat nga Afganistani bëhet publike nga prestigjozja The Times, që tregon sesa lehtësisht mund të depërtojnë personazhe të tillë jo vetëm në radhët e qeverisjes, por edhe ato të shërbimeve sekrete.

Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet publik por vetëm pseudonimi C2, kishte gënjyer thuhet në shkrim për të siguruar azil në Mbretërinë e Bashkuar, e kishte arritur të punonte për Foreign Office, të kishte qasje në sekretet e ushtrisë dhe inteligjencës britanike e të takohej edhe me mbretin Charles përpara se monarku të merrte fronin.

“Refugjati nga Afganistani, i cili akuzohet për spiunazh për agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, ka punuar edhe për MI6, sipas një gjykate”, thuhet në shkrimin e detajuar të Times. Ai punoi me dy kryeministra dhe u takua me Charles dhe Princin William gjatë vizitave në Afganistan ndërsa punonte për qeverinë britanike, ndërsa përfundoi të merrte shtetësinë ruse dhe atë britanike.

Kjo e fundit, spiunit të supozuar iu hoq në vitin 2019 pasi shërbimi britanik i sigurisë, MI5, arriti të besonte se ky individ ishte në fakt agjent i GRU-së, agjencia ruse e inteligjencës ushtarake e akuzuar për orkestrimin e sulmit me agjent nervor në Salisbury, një përpjekje e dështuar kjo për helmimin e agjentit të dyfishtë ruso-britanik, Sergei Skripal.

Vetë spiuni i pretenduar ka vazhduar ta mohojë se është agjent, apo se përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe, por e pohoi se MI5 e ka akuzuar si është parë si aset rus që në moshën 5 vjeçare. Personi i identifikuar si C2 hyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000 dhe iu dha azil pas pretendimeve të tij se po i largohej talebanëve dhe se kishte shkuar atje direkt nga Afganistani, në një kohë kur kishte jetuar për gjashtë vjet në Rusi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci