Të fundit

Kandidatit të opozitës ruse që është kundër luftës i ndalohet të kandidojë për president

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar Boris Nadezhdin, një figurë liberale e opozitës dhe aktivist paqeje, si kandidat për zgjedhjet presidenciale të marsit.

Komisioni zgjedhor i kryesuar nga Ella Pamfilova refuzoi kandidaturën e tij duke përmendur një numër të madh nënshkrimesh të pasakta nga mbështetësit.

Kjo do të thotë se, përveç presidentit rus, Vladimir Putin, në zgjedhje do të dalin edhe tre kandidatë të tjerë.

Por, besohet se ata nuk kanë asnjë shans për të mposhtur Putinin, i cili për herë të parë u bë president në vitin 2000.

Një tjetër mandat i plotë gjashtëvjeçar për të do të zgjaste kontrollin e tij në pushtet deri në vitet 2030.

60-vjeçari Nadezhdin, i konsideruar si shpresa më e mirë e opozitës, tha se ka në plan të apelojë vendimin e komisionit në Gjykatën e Lartë.

”Nuk jam dakord me vendimin e komisionit zgjedhor”, theksoi Nadezhdin.

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci