Të fundit

Përmenden puthjet e përftimet, reagon Konjufca: Jam kryetar e nuk i lejoj këto gjera

Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilin po e kërkon opozita.

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se kjo nuk do të sillte asgjë konkrete.

Madje, ai ka ironizuar me deputetët e opozitës, të cilin ishin kohë më parë ishin përqafuar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur ishte ftuar në komisionin hetimor për energjinë.

“E keni bërë nismës për komision hetimor për Martin Berishajn, ua kemi mbështet. Çfarë ka ndodhur në atë komision hetimor? Asnjë gjë nuk është gjetur. Përkundrazi ka përfunduar në puthje dhe përqafime”, ka thënë Abrashi.

Më pas, ka ndërhyrë kryeparlamentari Galuak Konjufca.

Duke ironizuar, Konjufca ka kërkuar sqarime për këto puthje dhe përqafime.

“A bon edhe një herë për ato puthje, se unë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk i lejojë këto gjera”, ka thënë Konjufca.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci