Të fundit

Peci – opozitës: Mos thoni të pavërteta sepse do ta hapi pakon e skandaleve diplomatike të së kaluarës

Në seancën e sotme të kuvendit ku po diskutohet pika e 12-të e rendit të ditës, ajo e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci tha se për të gjithë deputetët që diskutuan për pjesën e skandaleve në nivelin diplomatik, në rast se hapet pakoja e skandaleve diplomatike të të emëruarve në të kaluarën, ajo bëhet objekt i diskutimit edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga siç tha ai, armiqtë e Kosovës.

“Për të gjithë ju që diskutuat për pjesën e skandaleve në nivelin diplomatik, unë dua ta ndajë një diskutim që e kam pasur me Gërvallën”.

“Në rast se flasim vetëm për skandalet, me stafet diplomatike dhe të emëruarit në Gjermani dhe në rast se i potencoj, por s’e kam autorizimin e Gërvallës, sepse ajo më ka thënë se është e gatshme ta durojë cdo lloj sulmi dhe të pavërtete vetëm që të mos e dëmtoj interesin e Kosovës”, tha Peci.

Më tej, ai tha se në Qeverinë Kurti s’ka më të emëruar në nivel të odave dhe për pazare diplomatike, teksa i paralajmëroi partitë opozitare se ky është “paralajmërimi i tij i fundit”, sepse në të kundërtën ai do të flasë për siç i quajti ai, skandalet diplomatike.

“Unë po them se është paralajmërimi i fundit. Donika ka vendosur deri në pafundësi ta durojë cdo lloj të sulmit dhe akuzës për interes të Kosovës. Unë jam  ai që nuk do të tolerojë në vazhdimësi akuza të pabaza dhe të paqena”.

“Rreth Saranda Stubllës, është gënjeshtër që Saranda Stublla ka qenë asistente e imja. Është gënjeshtër e kulluar. Saranda Stublla ka qenë këshilltare dhe ajo ka qenë njëra nga të aplikuarve që e njeh shumë mirë gjuhen polake, që është në interes të Kosovës në emërimin e stafit diplomatik në Poloni”, tha Peci.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci