Të fundit

Arrihet marrëveshja për ndërprejen e grevës së punëtorëve teknik të shkollave në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Drejtorinë e Arsimit, Jehona Lushaku, gjatë ditës së sotme është takuar me Jusuf Azemin, i cili është kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për grevën e punëtorëve teknik të mirëmbajtjes së objekteve shkollore në kryeqytet.

Lushaku ka dëgjuar me kujdes kërkesat dhe nevojat e punëtorëve teknik që janë prezantuar nga Azemi, dhe për të njëjtat ajo tha se do të trajtohen menjëherë, duke arritur kështu në një marrëveshje.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit. Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe Kryetari i Sindikatës shprehin falënderimin e tyre për të gjithë punëtorët për durimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe të sfidave.

“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, z. Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërpreje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave”, deklaroi nënkryetarja Lushaku.

Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.

Kjo marrëveshje tregon përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.

Po ashtu me Azemin, nënkryetarja u dakordua që gjatë javës të takojë punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci