Të fundit

Gërvalla: Opozita zgjodhi të diskutojë për Ministrinë e Jashtme pikërisht në ditën që do të përballemi me Vuçiqin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook është shprehur se nuk ekziston më periudha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve nëpër kafene.

Ajo ka shtuar se opozita ka vendosur të diskutojë për punën e Ministrisë së Jashtme, pikërisht në ditën kur do të ballafaqohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ndërkohë që së bashku me Kryeministrin Kurti jemi nisur për Nju Jork, ku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të ballafaqohemi me Aleksandar Vuçiçin dhe sulmet, gënjeshtrat, propagandën e tij ndaj Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve të saj, opozita paska zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të debatuar rreth Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar propozimin për shtyerje të kësaj pike të rendit të ditës deri në seancën e ardhshme”, ka shkruar Gërvalla.

Në pikat e rendit të ditës për seancën e së enjtes është paraparë edhe diskutimi mbi themelimin e Komisionit Hetimor për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe të MPJD-së.

Gërvalla ka shkruar se është e gatshme të diskutojë me partitë opozitare në Kuvend për punën e kaluar të diplomacisë, duke shtuar se “qytetarët e meritojnë të dinë se nga kush e si janë përfaqësuar vite me radhë”.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci