Të fundit

“Pse po më lodhni”, “Llegendë është Sabriu”, dëshmia e Sabri Hamitit në gjykimin ndaj Konjufcës, polemizoi me të gjithë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sabri Habiti, gjatë ditës së sotme ka dëshmuar në gjykimin ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ai është pyetur nga prokurori se kush ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e mbajtur më 10 gusht 2016, ku tha se Konjufucca dhe dhe ish-deputetja Aida Dërguti e kishin hedhur gazin.

“Gazsjellës, lotësjellës…unë nuk i njoh…Bile mund t’ju them se ata që i hedhshin edhe ata vetë ikshin përpara, unë për vete s’kam vrapu fort me i lëshu ato mbledhje. Përfaqësuesit e VV’së, Aida dhe Glauku. S’i njoh unë mjetet luftarake, s’jam unë luftëtar”, tha Hamiti.

Më pas, avokatja e Konjufcës e ka pyetuar se a është shqetësuar ose lënduar nga ky tym, dhe për këtë pyetje, Hamiti kishte vërejtje.

“I shqetësuar unë ndihem për plot sene…edhe kur rren dikush edhe kur nuk sillet mirë, varet çka quan shqetësim oj zonjë”, tha Hamiti.

Ai kishte edhe mospajtime me gjyqtaren.

“15 vjet nuk do të merrem me këtë punë se edhe kohë nuk kam…Cila gjykatë? Unë asaj kam me ju drejtu po edhe juve ju duhet kjo. Mos u ngatërroni vetë. Boni çka të doni?”, tha Hamiti.

Më pas, ai tha se krejt çfarë ka ndodhur mund ta sqarojë vetë Konjufca.

“Dëshmia jem…unë kam të drejtë…m’u ka drejtuar zonja.  “A keni pasur shqetësime? Prandaj po them, duhet saktësisht të thuhet aty ka pasur…këso gjanash s’kanë ndodhur një herë por një stinë ka ndodhur e njëjta gja. Është njeri këtu (Glauk Konjufca)kallëzon vetë kur e ka gju, pse po më lodhni. Qe ku e ki njerin, le të dalë le të kallëzojë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai refuzoi ta japë nënshkrim pa e parë procesverbalin

“Jo s’jom i lirë hiç unë se pa e nënshkru…ti ki me ma dhanë çka…s’ta nënshkruaj…Është e drejta jeme, pa e pa s’ta nënshkruaj…”, tha ai.

Ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca është dëgjuar gjatë seancës duke e quajtur “llegendë” ish-kolegun e tij.

“Llegendë është Sabriu, gjithë kështu ka qenë. E kam pasur koleg shumë vite, të dy nënkryetarë kemi qenë”, është dëgjuar duke thënë Konjufca.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci