Të fundit

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve, ndiqeni live shortin këtu

Me fillim nga ora 18:00 në Paris të Francës, Përfaqësuesja e Kosovës do të mësojë kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Kosova, e seleksionuar në Ligën C, ndodhet në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.

Për kundërshtarë, Kosova mund të ketë kombëtaret nga Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu. Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro dhe nga  Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia, Letonia

Për të ndjekur live hedhjen e shortit klikoni këtu.

“Dardanët” do t’i ketë dy ndeshje në shtator, dy në tetor e dy në nëntor.

Ndërsa për Ligën e Kombeve do të përgatitet me miqësoret që i zhvillon në mars e në qershor ndaj Armenisë, Hungarisë e Norvegjisë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci