Të fundit

Bislimi: Qeveria do të qëndrojë krah shqiptarëve të Luginës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar të enjten me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun.

Gjatë takimit është diskutuar mbi qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi të enjten se sipas Bislimit, zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar e rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për t’i ofruar shërbimet e nevojshme.

“Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci