Të fundit

Kosova sërish në grup me Rumaninë, reagon Dajaku: Në kushte normale, me rumunët do të kishim përballje diku tjetër

Analisti i futbollit, Taulant Dajaku ka reaguar pas tërheqje së shortit të Ligës së Kombeve, ku Kosova për kundërshtarë edhe njëherë do të ketë Rumaninë.

I zëshëm për skandalin e ndodhur në Bukuresht në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, Dajaku ka akuzuar edhe njëherë drejtuesit e FFK-së për mos ankesë në CAS ndaj Rumanisë.

Ai druhet se Kosova mund të përballet edhe njëherë tjetër me “diskriminimin çnjerëzor”, teksa i ka akuzuar udhëheqësit e FFK-së për vjedhje e jo mbrojtje të ngjyrave të shteti.

“N’kushte normale do kishim nje duel fitues ne CAS me Rumunet duel te drejtesise qe nuk do i lejonte te shkonin ne Europian pas fashizmit kolektiv qe shfaqen ndaj nesh,ironia e fatit na solli ne situate kur do e perjetojme perseri diskriminimin c’njerzor te tyre meqe kur eshte dashur te reagojme e pranuam’ pa bere asnje fjale sepse kemi udheheqes t’disa skutha qe kane shqetesim vjedhjen dhe jo mbrojtjen e dinjitetit”, thuhet në postimin e Dajakut në Facebook.

Kosova ishte përballur me Rumaninë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian. Ndeshja si mysafirë e Kosovës e zhvilluar në Rumani ishte ndërprerë për rreth 50 minuta, për shkak të thirrjeve e fyerjeve raciste të futbollistëve vendas.

Pas rikthimit në fushë “Dardanët” kishin pësuar debakël duke i dhënë fund ëndrrës së kualifikimit në Evropian.

FFK-ja kishte deklaruar se nuk ishin përmbushur kriteret për ndërprerjen e ndeshjes, teksa ishin kritikuar ashpër për një veprim të tillë.

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci