Të fundit

Xhaka e Shaqiri përsëri kundër Serbisë

Kombëtarja e Zvicrës në përbërjen e së cilës ka edhe disa futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të përballet edhe njëherë tjetër me Serbinë.

Për dallim nga ndeshjet e kaluara kur këto kombëtare janë përballur në grupe të Kupës së Botës e në kualifikime, këtë radhë ato do të luajnë në kuadër të Ligës së Kombëve.

Në Grupin 4 të Ligës A, Zvicra do të përballet me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë.

Zvicra ishte përballur me Serbinë dy herë. Ndeshja e parë ishte zhvilluar më 2018, ku Xhaka e Shaqiri kishin shënuar për fitoren e helvetikëve.

Ndërsa janë takuar edhe së fundmi në Kupën e Botës së vitit të kaluar. Sikurse herën e parë Zvicra shënoi përsëri fitore, por këtë radhë nga shqiptarët shënoi vetëm Shaqiri, megjithatë lojtar i ndeshjes ishte zgjedhur Granit Xhaka.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci