Të fundit

“Unë atë nuk e shoh me sy..”, Rike kundër dasmës së Meritonit dhe Ilnisës

Disa nga banorët nuk ishin dakord që dasma të ishte e Meritonit dhe Ilnisës dhe një prej tyre ka qenë edhe Rikja

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare. Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do të martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri do të jenë Ilnisa dhe Meritoni dhe dasma do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Epo disa nga banorët nuk ishin dakord që dasma të ishte e Meritonit dhe Ilnisës dhe një prej tyre ka qenë edhe Rikja.

Rike: Unë Ilnisën nuk e shoh dot me sy more burri dheut.

Meriton: Pse reagove ashtu për dasmën, o jo jo përpara se të bëheshin votat.

Rike: Unë besoj më shumë në atë çift (Bardhi-Sara) se sa në çiftin tënd me Ilnisën. Pse nuk e puth Ilnisën ti?

Meriton: Ku ta puth?

Rike: A e ke të dashur, çfarë e ke? Puthe pra. Do ta shoh sonte nëse e puth. Unë shok të kam por nuk po sillesh mirë.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci