Të fundit

Vuçiq flet për rregulloren e BQK-së për dinarin: Sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, në fjalimin e tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se instituconet e përkohshme të Prishtinës, kanë krijuar kushte të padurueshmë për serbët.

Ai është shprehur se kjo mund të shkaktojë dëme të parregullueshme, deri në takimin e radhës së UNMIK-ut.

Vuçiq është shprehur se kanë kërkuar këtë takim për shkak të vendimit të BQK-së.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit”, është shprehur ai.

Tutje, presidenti serb tha se i ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullit serb dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore, varet nga buxheti i shtetit të Serbisë.

“Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, tha tutje Vuçiq.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë bazë të argumentimit në Prishtinë, që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë zyrtare, është mundësi për të ofruar sundimin e ligjit

“Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci