Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij ka folur për zgjedhjet lokale që janë mbajtur në prill të vitit 2023, në katër komunat veriore të Kosovës.
Vuçiq është shprehur se situata e serbëve në Kosovë është përkeqësuar pas këtyre zgjedhjeve, duke shtuar se vetëm tre për qind të votuesve ishin serbë.
Ai ka akuzuar kryetarët shqiptarë që kanë zaptuar komunat në veri të Kosovës.
Tutje, presidenti serb tha se ka dëgjuar kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, dhe se iu ka kërkuar serbëve që të nisin procedurat e një peticioni për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.
Ndërsa, Vuçiq ka shtuar se serbët në Kosovë po përndjeken nga gjyqësori në Kosovë.
Ai tregoi se 14 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova, për shkak të dhunës sistematike dhe të përhapur ndaj tyre nga institucionet e Kosovës.
Vendimi për dinarin, sipas tij, është shembulli i fundit i përndjekjes ndaj serbëve në Kosovë.