Të fundit

Kurti fton Vuçiqin që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB: Sot, këtu, menjëherë

Kryeministri Albin Kurti, në pjesëmarrjen e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, gjatë fjalimit të tij ka ftuar haptazi para të gjithë të pranishmëve presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që të nënshkruaj marrëveshjen.

Këtë ftesë, Kurti e ka bërë pasi përmendi që edhe pas shumë përpjekjeve të tij për nënshkrim, Vuçiq ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, ka thënë Kurti.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci