Të fundit

Britania: Të bëhet një plan se si t’i marrin serbët të ardhurat

Në mbledhjen e sontme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania e Madhe është shprehur se tensionet aktuale ritheksojnë rëndësinë për përkushtim më të madh për dialogun.

Nga Britania janë shprehur se Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë.

“Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, tha përfaqësuesi i Britanisë.

Tutje, gjatë fjalimit ai tha se BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja.

Ai shtoi se autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje të gjithëanshme.

Nga Britania përseritën thirrjen që Serbia t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci