Të fundit

Trajneri i Rumanisë synon vendin e parë në grup

Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu ka deklaruar se objektivi i skuadrës së tij është vendi i parë në Grupin 2, ku ndodhet edhe Kosova.

Shorti përcaktoi edhe një përballje tjetër mes Kosovës e Rumanisë, por kjo nuk përbën ndonjë problem për repartin e Edi Iordanescu.

Ai ka theksuar se objektivi i vetëm është vendi i parë në grup.

“Është e parakohshme të rrezikosh tani në analizat për kundërshtarët. Ka kohë, një periudhë ku do bëhen transferime në verë që mund të ndryshojë situatën e shumë lojtarëve, si nga kombëtarja jonë ashtu edhe nga kundërshtarët. Ka shumë rëndësi si djemtë tanë do të luajnë deri në vjeshtë, por edhe futbollistët e rivalëve tanë në grup. Një gjë është e sigurt, objektivi i Rumanisë duhet të jetë vendi i parë dhe kjo aq më tepër pasi po flasim për një shans të rëndësishëm, për një kualifikim të mundshëm në play-off për Botërorin 2026”, Edi Iordanescu për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë.

“Dardanët” gjenden në grupin 2, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e duelit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci