Të fundit

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Serbët mund të mbajnë dinarë, por duhet të paguajnë me euro – do i informoj në gjuhën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur pas fjalimit përmbyllës të Vuçiqit, duke thënë se nuk beson se dallimi etnik sjell konflikt.

Ai ka shtuar se për interesa politike, dallimet etnike mund të përdoren e për këtë po luftojnë.

“Besoj te njerëzit, njerëzit janë të mirë. Kriminelët janë individë, s’ka komunitet kriminal. Mund të ketë struktura kriminale, por s’mund të ketë popull që është kriminel e nuk e barazoj shtetin me popullin”, u shpreh Kurti.

Sa i përket dinarit, Kurti theksoi se nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund ta mbajnë, mirëpo euroja është valuta e vetme si mjet pagese.

“Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe , të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi. Nuk kemi asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro”, u shpreh Kurti.

Kryeminsitri shtoi se në Mal të Zi, një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por e kanë euron si valutë sepse serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron.

“Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron”, tha tutje ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se do të bëjë më shumë informim për serbët në ditët vijuese, dhe do të flas në serbisht që ata ta kuptojnë më mirë e më qartë, duke rikujtuar se kemi qenë nën regjimin serb dhe e kemi mësuar gjuhën, edhe pse ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë.

“Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendësavokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe”, theksoi Kurti.

“Unë jam socialdemokrat që beson te njerëzit, që besojmë se njerëzit janë të mirë, kriminelët janë individë, nuk ka komunitet që është kriminel, apo popull – asnjëherë”, shtoi tutje ai.

Kurti në fund tha se është kritikuar për veprime të njëanshme mirëpo është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe i mbron interesat e një republike remokratike.

“Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst. Kemi marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes, për ta respektuar dhe zbatuar atë plotësisht unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes”, tha Kurti në fund.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci