Të fundit

Szunyog: Presim përparim në tri çështje për t’i shfuqizuar masat ndaj Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur mbrëmë rreth çështjes së vendimit të BQK-së për dinarin, sulmin në Banjskë dhe mundësinë e përsëritjes së tij, si dhe për masat që i janë vendosur Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Szunyog, thotë se janë të gatshëm t’i largojnë masat, por që presin nga Kosova të bëjë më shumë. Ambasadori numëroi tri çështje, mbi të cilat presin progres më të madh.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur mbrëmë rreth çështjes së vendimit të BQK-së për dinarin, sulmin në Banjskë dhe mundësinë e përsëritjes së tij, si dhe për masat që i janë vendosur Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Szunyog, thotë se janë të gatshëm t’i largojnë masat, por që presin nga Kosova të bëjë më shumë. Ambasadori numëroi tri çështje, mbi të cilat presin progres më të madh.

“Janë tri hapësira ku presim progres më të madh. Nën një është de-përshkallëzimi, prania e policisë pranë ndërtesave komunale. Çështja e dytë, kryetarët e komunave, zgjedhje të parakohshme… çështja e fundit, e treta, është angazhimi serioz i Kosovës në dialog, përmbushja e marrëveshjeve nga 27 shkurti dhe 18 marsi, aneksi i Ohrit”, shtoi ai.

Szunyog, thotë se 90 për qind e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është në harmoni me standardet dhe kërkesat evropiane.

Por sipas tij, ekziston një 10 për qind që ka të bëjë me valutat tjera pos euros, si dhe me licencimin e institucioneve financiare.

“90 për qind e rregullores është diçka që neve nga pëlqen, sepse afron sistemet kosovare me standardet dhe kërkesat evropiane, të cilat kanë të bëjnë kundër shpëlarjes së parave, luftën kundër financimit të terrorizmit dhe çështje të tjera të kërkuara nga BE-ja. Megjithatë, ekziston ky 10 për qind që ka të bëjë me valutat tjera pos euros, dhe licencimin e institucioneve financiare, për të cilat kemi disa pyetje të caktuara. Do të thosha që rregulloret si këto në shtete tjera mbase nuk do të shkaktonin ndonjë problem të madh, ndoshta as nuk do të vëreheshin”, tha ai.

Ai ta se kjo rregullore dhe i tërë sistemi nuk ka marrë parasysh realitetin në terrenin e Kosovës.

Por, problemi në Kosovë është që realiteti këtu është më ndryshe. Mund të shkoni 10km larg Prishtinës, në Graçanicë, dhe mund të shihni që ka tjetër valutë në qarkullim, si para të gatshme, financa, dyqane, etj… ka një realitet tjetër këtu, që është më ndryshe. Mendoj që me marrjen e këtij vendimi, dhe fuqizimin kaq të shpejtë, kjo rregullore dhe i tërë sistemi nuk ka marrë parasysh realitetin në terren”, deklaroi ambasadori.

Szunyog tha se kjo çështje do të ishte mirë të bisedohej me Serbinë, por edhe më mirë si pjesë e dialogut.

“Problemi i dytë është që pala kosovare thotë që nuk është problem, ka zgjidhje të lehtë, duke transferuar paratë në mënyrë elektronike te llogaritë bankare, por kjo nuk është diskutuar fare me Serbinë… Përsëri, është diçka që do të ishte mirë të bisedohej, të debatohej me Serbinë, edhe më mirë si pjesë e dialogut, ose çfarëdo mënyre, para se të hynte në fuqi”, shtoi ai.

Më 1 shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, sipas së cilës euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Szunyog, ka thënë se nuk kanë informacione situata e sigurisë më të cenohet dhe të përsëritet sulmi si në Banjskë, pas vendimit të ndalimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Por, ai ka thënë se hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit serb në Kosovës, ka nxitur nervozizëm e paqartësi tek njerëzit që janë prekur nga ky vendim.

“Ne nuk kemi ndonjë informatë apo shenjë për ndonjë rrezik specifik të ngjashëm si në Banjskë, por qartazi ne ndiejmë, dhe kemi informata për shtimin e paqartësive, për shtimin e pyetjeve , nervozizëm tek njerëzit qa janë prekur nga ky vendim rreth valutës. Por edhe në përgjithësi nga mungesa e progresit dhe mosimplemnetimit të marrëveshjeve të kaluara të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit”, ka thënë ai

Ndryshe ambasadori amerikanë në Kosovë Jeffry Hovenier, kishte thënë se druan nga tensionimi i situatës pas hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së.

Syznog, ka folur edhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se janë për evoluim të procesit, por që kjo duhet të bëhet përmes dialogut.

Madje ai ka thënë se këto problematike do ishin zgjidhur sikur të formohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Ne mendojmë që sistemi duhet të zhvillohet, evolojë, por ne edhe besojmë që kjo duhej të ishte bërë në formatin e dialogut. Ne mendojmë që këto probleme do të duhej të ishin zgjidhur , me anën e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ambasadori i BE-së.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci