Një i mitur ka therur me thikë dy viktima kosovarë poashtu të mitur.
Policia njofton përmes raportit se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
I dyshuari më pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, njofton polica.