Të fundit

Vitin e kaluar Kosova ka importuar rrymë në vlerë prej rreth 116 milionë euro

Vetëm gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro.

Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme në botë.

Madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare Kosovën si shtet.

Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë treguar se Kosova ka blerë energji edhe nga Spanja e Serbia, në vlerën 89.223 euro.

Përndryshe, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në shënjestër të raportimeve mediale në Kosovë dhe Slloveni si përfaqësues i kompanisë sllovene GEN, dega në Beograd,  nga e cila Kosova kishte importuar energji elektrike. Madje për këtë çështje është themeluar edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku opozita e ka fajësuar Qeverinë “Kurti” në lidhje me importin e energjisë elektrike nëpërmjet ambasadorit Berishaj.

Sipas statistikave, Kosova më 2023 më së shumti ka importuar nga Maqedonia e Veriut, e që kap vlerën mbi 49 milionë e 200 mijë euro.

Kosova ka blerë energji mbi 35 milionë e 900 mijë euro edhe në Shqipëri.

Mbi 17 milionë kemi importuar energji elektrike nga Sllovenia, e po ashtu nga Danimarka rreth 7.5 milionë Euro.

Për importin e energjisë elektrike, ekonomisti, njëkohësisht deputeti, Ferat Shala fajëson Qeverinë që sipas tij, nuk ka bërë asnjë strategji.

Ai ka thënë se Qeveria e ka prioritet importin, për shkak siç thotë ai të përfitimeve nga grupe të caktuara.

“Defekti zyrtar është që ka dështuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike dhe domosdoshmërish kjo ka favorizuar linjën e importit, linjë e cila për ne ka qenë e dyshuar dhe ne i kemi ngritur dyshimet tona edhe deri tek Komisionet Hetimore Parlamentare. Në parim Qeveria përveç hapjeve të disa ofertave që tashmë janë të dështuara nuk kemi parë ndonjë lëvizje të madhe dhe në esencë çështja e energjisë prioritet është importi sepse iu ka sjell të mira materiale grupeve të interesit të energjetikës që janë shumë të afërta apo në pjesën piramidale të pushtetit”, u shpreh ai.

Madje ai thotë që nëse vazhdohet me strategjitë e tanishme, importi në vitet e ardhshme do të rritet.

“Me këtë planifikim, dhe me këtë strategji se si qeveria i ka hartuar dhe po i ndjek definitivisht po”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të 2023.

Sipas kësaj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme./FrontOnilne

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci