Të fundit

Çitaku i reagon Kurtit pas paraqitjes në Këshillin e Sigurimit: “Mjerim që e solli punën në këtë pikë”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kanë reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e dinarit serb.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se rëndësi në OKB ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët, gjersa thotë se është mjerim që Qeveria e solli punën në këtë pikë.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KS të OKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci