Të fundit

“Hip se t’vrava zbrit se t’vrava”: Dua Lipa zbërthen thëniet në shqip, shkakton të qeshura te Jimmy Kimmel

Të ftuarit në emisionin e famshëm “Jimmy Kimmel Live” nuk e dinë asnjëherë se nga ku mund t’ju vijë surpriza, dhe për këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipa, kjo nuk bënte përjashtim.

Gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin e njohur amerikan, Dua ndau disa detaje për albumin e ri që pritet me padurim nga fansat e saj, por momenti kulminant që bëri për të qeshur të gjithë ka qenë një sfidë që Jimmy Kimmel bëri sëbashku me Duan.

Kjo konsistonte në disa fjali shqip, ku ai do i shqiptonte.

Fjalitë që ishin përzgjedhur në gjuhën tonë përdoren shumë në jetën e përditshme, si fjalë të urta, në disa raste ku duam të shpjegojmë më mirë disa veprime.

Ai më pas kërkoi ndihmën e Duas për të korrigjuar shqiptimin dhe sqaruar kuptimin e tyre.

Fjalitë si “I ka bërë rrush e kumbulla”, “Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangut”, dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” u lexuan nga Jimmy me një shqiptim që shkaktonte të qeshura pas çdo përpjekjeje.

Këto fraza, që janë thellësisht të rrënjosura në zhargonin dhe kulturën popullore shqiptare, duket se i sollën sfida Jimmy-t, por edhe një dozë të mirë të qeshjes për publikun, veçanërisht për shqiptarët që i ndiqnin.

Dua Lipa, ashtu e qeshur e udhëhoqi Jimmy-n përmes çdo shprehjeje, duke shpjeguar humorin dhe ndonjëherë edhe kuptimin absurd që fshihet prapa tyre. Të qeshurat në studio ishin të dyfishta –pasi nga njëra anë për shqiptimin e heshtur të Jimmy-t dhe nga ana tjetër për zbulimin e një anës së kulturës shqipe që rrallë shfaqet në ekranet amerikane.

Kjo ishte një natë e mbushur me humor tek “Jimmy Kimmel Live” e cila u përjetua nga një publik jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu kjo ishte edhe një mënyrë e mirë që shqiptarët të njihen me gjuhën dhe më tepër për fjalorinë tonë të pasur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy Kimmel Live (@jimmykimmellive)

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci