Të fundit

Ernest Muçi afër transferimit te gjiganti turk, thyhet rekordi i shitjes nga Legia

Sulmuesi shqiptar i Legia Varshavës, Ernest Muçi thuhet së fundmi se ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Besiktas.

Sipas mediumit Fanatik, Besiktas ka arritur një fund të lumtur për transferimin e yllit shqiptar të skuadrës polake, Legia Varshavës, 22-vjeçarit, Ernest Muci.

Ky medium shton se Besiktasi do të nënshkruajnë një kontratë 3.5-vjeçare me Mucin, të cilin arritën ta shtojnë në skuadrën e tyre në ditën e fundit të transferimit.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020/2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

Ernest Muci, i cili ka luajtur 7 herë për Kombëtaren Shqiptare ka shënuar 2 asistime.

Vlera aktuale e futbollistit shqiptar në treg është 8 milionë euro

Gazetari polak Pawel Golaszewski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Mucit.

Golaszewski njoftoi se Legia Varshava mori një ofertë rekord transferimi nga Besiktas për Mucin në vlerë rreth 10 milionë euro.

Marrëveshja është afër të mbyllet duke u bërë Muçi shitja më e shtrenjtë në histori të klubit.

 

 

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci