Të fundit

Ramadani: SHBA-ja tashmë e emërton zyrtarisht si para-militar grupin e serbëve që sulmuan më 24 shtator në Banjskë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë emërtuar zyrtarisht si paramilitar grupin e serbëve që sulmuan më 24 shtator në Banjskë.

Sipas tij, SHBA-të e marrin me dyshim që Milan Radojiçiq është udhëheqësi i grupit paramilitar.

“Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbrëmë e tha qartë në KS të OKB-së, ndër të tjera: Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme paramilitar serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës. Kanë kaluar katër muaj nga ky sulm dhe Serbia ende nuk ka kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në të vërtetë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

v

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci