Të fundit

Telekomi shpall tenderin 15 milionë euro për shtrirjen e rrjetit optik

Telekomi i Kosovës ka shpallur sot tenderin për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetave telekomunikuese optike në tërë territorin e Kosovës.

Njoftimi për kontratë është publikuar të premten në platformën e prokurimit publik, E-prokurimi.

Kontrata do të ketë vlerë të parashikuar prej 15 milionë eurove, bazuar në Dosjen e Tenderit.

Me këtë kontratë, e cila do të implementohet për tri vite, Telekomi synon që të realizojë shtrirje të rrjetit telekomunikues përmes mediumit optik në të gjithë vendin.

“Telekomi i Kosovës synon të zgjerojë dhe modernizoje rrjetin telekomunikues pasiv primar dhe sekondar përmes mediumit optik; si dhe ndërlidhjen e rrjetave mes vete (rrjetit ajror dhe tokësor)”, thuhet në përshkrimin e tenderit në E-prokurimi, raporton Paparaci.

Projekti parasheh që të shtrijë edhe rrjetin e brendshëm, brenda objekteve të banimit.

“Gjithashtu, përmes kësaj kërkese, klientët ekzistues që shërbehen përmes mediumit të bakrit do të migrohen në medium optik. Ky projekt do të përfshijë edhe shtrirjen e rrjetit te brendshëm, brenda objekteve te banimit, deri të klienti”, thuhet në njoftim.

Afati për pranimin e tenderëve të kompanive të interesuara për këtë kontratë, është data 22 mars e këtij viti.

Për këtë kontratë, para dy ditësh foli edhe Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit.

Hana, në një deklarim për Telegrafin, tha se modernizimi i shërbimeve broadband të internetit dhe shtrirja e rrjetit optik do të paraqesin teknologjinë e fundit për internet.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci