Të fundit

Putin: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës duke sulmuar RFJ-në

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një intervistë për gazetarin kontrovers amerikan Tucker Carlson e cila u transmetua në faqen e tij të internetit të enjten në mesnatën. Arsyeja e bisedës ishte “mosdija absolute e popullit amerikan”, siç tha Carlson, ish-gazetar i “Fox News”, për atë që po ndodh në Rusi dhe Ukrainë.

“Shumica e amerikanëve nuk janë të informuar, nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në rajon, këtu në Rusi apo 950 km larg në Ukrainë”. Ata duhet ta dinë, sepse po financojnë vetë shumicën e luftës”, ka thënë Tucker Carlson në një video të publikuar pak para se të nisej për në Moskë i cili kohëve të fundit shpesh herë ka kritikuar SHBA për shkak të përkrahjes që po i japin Ukrainës.

Tucker Carlson, një mik i ngushtë i Donald Trump-it, ka shkuar në Moskë për intervistën e parë të Putinit me një gazetar perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, transmeton Paparaci.

Putin, gjatë një “ligjërate të mërzitshme dy orësh”, siç e kanë vlerësuar mediat më të njohura botërore, siç janë “The Washington Post”, CNN, BBC, ka përmendur edhe sulmin e NATO-s, ndaj ish-Jugosllavisë, duke pretenduar se Rusia është dashur ta mbrojë Serbinë gjatë luftërave të viteve 1990, sepse, sipas fjalëve të tij, “serbët janë një popull i veçantë” dhe i afërt me rusët. Ai ka shtuar se SHBA kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke bombarduar Republikën Federative të Jugosllavisë në vitin 1999.

“Me këtë, SHBA ka hapur kutinë e Pandorës”. Për më tepër, çfarë u tha kur Rusia protestoi dhe shprehu pakënaqësinë e saj? Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare janë të vjetruara. Tani të gjithë i referohen ligjit ndërkombëtar, por më pas filluan të thonë se gjithçka është e vjetërsuar”, ka thënë Putin.

Megjithatë, intervista e Tucker me presidentin rus nuk u miratua nga Bashkimi Evropian, i cili mund të vendosë sanksione ndaj tij, raportoi Newsweek, duke iu referuar deklaratave të deputetëve aktualë dhe të dikurshëm të Parlamentit Evropian.

“Meqenëse Putin është një kriminel lufte dhe Bashkimi Evropian sanksionon të gjithë ata që e ndihmojnë atë, duket logjike që Shërbimi i Punëve të Jashtme duhet të hetojë gjithashtu rastin e Carlson-it”, tha ish-kryeministri belg dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci