Të fundit

OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kthim prapa për drejtësinë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar këtë të premte një raport për ndikimin e dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb të Kosovës nga sistemi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022. Në raport theksohet se dorëheqja e tyre ka shënuar një hap prapa për sistemin e drejtësisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në një raport të fundit ka vlerësuar se dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022, ka shënuar një kthim prapa për sistemin e drejtësisë në këtë zonë.

Analizat e bëra nga OSBE-ja tregojnë se kjo zhvendosje e stafit gjyqësor ka pasuar me ndikime negative të mëdha në funksionimin e gjykatave dhe Prokurorisë në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftimin për media, ky raport analizoi të dhënat statistikore për periudhën janar 2022 deri në qershor 2023, që kanë të bëjnë me kapacitetin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, për të administruar drejtësinë në kohë dhe me efikasitet para dhe pas nëntorit 2022, kur 20 gjyqtarë, 10 prokurorë dhe 132 zyrtarë të tjerë administrativë dhanë dorëheqje.

Përveç kësaj, dorëheqje dhanë edhe katër gjyqtarë serbë të Kosovës nga Divizioni i Apelit në Gjykatën e Apelit në Mitrovicën Veriore.

Në periudhën nga janar 2022 deri në qershor 2023, raporti analizon të dhënat statistikore që tregojnë rënien e shkallës së procedurave gjyqësore dhe zvogëlimin e ngarkesës së lëndëve nga 75% në 59% në gjykata dhe nga 75% në 57% në prokurori. Kjo situate ka sjellë dëme të mëdha në aksesin e qytetarëve të kësaj zone në drejtësi.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjes dhe rivendosjes së funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë.

Tutje, në raport është theksuar domosdoshmëria e masave për adresimin e këtyre çështjeve dhe rivendosjen e funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë.

Mbi të gjitha, siç thuhet në njoftim, është e domosdoshme të promovohet sistemi shumetnik i drejtësisë.

 

 

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci