Të fundit

Zyrtare: Ernest Muçi, lojtari më i ri i Besiktas

Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-“fantazisti” i “Bardhebluve” të Tiranës, Ernest Muçi është lojtari më i ri “Shqiponjave të Zeza”, të Besiktas, me “gjigantët” e futbollit turk, që derdhën plot 10 milionë euro në arkat e polakëve, të Legia Warzaw për kartonin e 22-vjeçarit, operiacion nga i cili do të përiftojnë edhe rekordmenët e Kategorisë Superiore.

Nga vlera totale e shitjes, Tirana do të përfitojë 10% e shumës, rreth 1 milionë euro, kjo për shkak të klauzolës që kishin në kontratën me polakët e Legia, në kohën kur këta të fundit siguruan shërbimet e Muçit, në janarin e vitit 2021, për shifrën e 500 mijë eurove e mesa duket investimit ia ka vlejtur goxha.

Sa i përket kontratës së 22-vjeçarit, “Legjionarit” i sulmit të Kombëtares sonë ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në verën e vitit 2027, nga e cila do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon, shifër kjo e konsiderueshme për një nga talentet më premtues të futbollit tonë, të këtyre viteve të fundit.

Njoftimi për nënshkrimin e Muçit ka ardhur nga vetë klubit turk, të cilët me anë të një video të shpërndarë në profilet zyrtare, në platformat digjitale kanë prezantuar tifozët me lajmin e madh, teksa në videon e 16 herë kampionëve të Turqisë lexohej diçitura, “Mirësevjen te Besiktas”.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci