Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Kaçanik.
Me datën 09.02.2024, rreth orës 10:00 në Kaçanik , policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P (M/K), i moshës 31 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialite të plotë, thuhet tutje në njoftimin e policisë.