Të fundit

Anëtari i KPM-së: Na as nuk shitemi, as nuk blehemi – nuk ka operator që mund të na blejë neve

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se Bordi i Komisionit të Pavarur të Mediave po bën punë të ndershme duke respektuar rregulloret dhe Ligjin.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike në të cilin disa anëtarë, deputetë të pushtetit qeverisës, po kërkojnë shkarkimin e Bordit të KPM-së, Berisha tha se bordi nuk ka pasur presion në vendimmarrjen për çështjen e kanaleve ‘Arena’.

KPM-ja, tri ditë më parë vendosi për rikthimin e transmetimit të kanaleve ‘Arena’, rreth tre muaj pas vendimit për pezullimin e tyre për shfaqjen e mesazheve mbështetëse për terroristët e vrarë serbë në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Berisha tha se asnjë oepratorë nuk mund ta ‘blejë’ atë dhe anëtarët e tjerë të Bordit të KPM-së.

“Na as nuk shitemi, as nuk blehemi. E kemi një rast gati unik, ne në KPM ende jemi duke operu në ‘mode’ emergjent. KPM-ja ka pasur probleme, nuk ka mundur ta përcjell dinamikën e zhvillimeve tjera, ka lyp shumë punë dhe atë e kemi bërë me vullnetin më të madh. Kur e përmenda mundësinë e gabimit, atë e përmenda se jemi njerëz, por të jeni të sigurt se nuk ka operatorë që mund të na blej neve. Të jeni të sigurt që ne në vazhdimësi e kemi dert se si ta çojmë KPM-në përpara”, tha ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci