Të fundit

Gërvalla ‘e rehaton’ në Konsullatën e Kosovës në Poloni ish-këshilltaren e ministrit Peci

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, po vazhdon rehatimin e mbështetësve të partisë së saj në institucionet e shtetit.

Pa përvojë dhe pas asnjë gradë, ajo ka rehatuar në diplomaci ish-këshilltaren e Ministrit të Bujqësisë, bashkëkryetarit të Guxo, Faton Pecit, Saranda Stubllën.

“Znj. Saranda Stublla, për nevoja të shërbimit, caktohet të shërbejë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë/ Poloni për një periudhë për 6 muaj”, thuhet në vendimin që ka siguruar Demokracia.com.

Asaj i është caktuar grada diplomatike, atashe.

“Caktimi në këtë detyrë specifike, nuk nënkupton se të njëjtës i ipet grada diplomatike sipas kësaj pike”, thuhet tutje në vendim.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja Gërvalla më datën 7 shkurt të këtij viti.

Muaj më parë është raportuar se Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka njoftuar për kandidatët fitues në bazë të vlerësimit përfundimtar nga Komisioni i Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore.

Ky njoftim, të cilin e kishte siguruar Demokracia.com, thotë se pranimi për Grupin numër 8 “Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike”, është për pozitën Zyrtar të misionit diplomatik e shpallur më 6 prill të këtij viti

Emri i Stubllës është përmendur dje në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministri Faton Peci e ka pranuar se ajo ka qenë këshilltare e tij.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci