Të fundit

Vendimi për dinarin, BQK lëshon në funksion linjë pa pagesë për serbët që jetojnë në Kosovë

Banka Qendore e Republikës së Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën pa pagesë dhe numri është 0800 222 55.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se kjo është bërë me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Tutje, në njoftim thuhet se kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Kosovë dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.

Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:

– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;

– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;

– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe

– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).

Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro.

“Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024. Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci