Të fundit

Aliu i fton komunat që t’i caktojnë lokacionet për ndërtimin e banesave për çiftet e reja e familjet me të hyra të kufizuara

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se projekti për “Banimin e Përballueshëm” po jetësohet.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

“Çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme”, kanë shkruar nga VV-ja.

Më tej, bëhet e ditur se në këtë projekt do të eliminohen getot dhe kjo do të jetë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci