Barcelona po eksploron tregun për një trajner të ri sezonin e ardhshëm.
Siç dihet, trajneri aktual i “Blaugranëve”, Xavi Hernandez, do të largohet në fund të këtij sezoni.
Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri i fundit që po monitorohet nga Barcelona është Xabi Alonso, i cili deri më tani po e udhëheq me mjaft sukses Bayer Leverkusenin.
Megjithatë, e kaluara e tij në Real Madrid gjeneron shumë polemika.
Klubi nga Madridi, por edhe Liverpooli, janë përmendur edhe si destinacione të mundshme të trajnerit spanjoll në të ardhmen.
Për më tepër, edhe “Të Kuqtë” do të mbesin pa trajner në fund të sezonit, pasi Jurgen Klopp do të largohet.
42-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Në anën tjetër, përveç Xabi Alonsos, si pasardhës të mundshëm të Xavit te Barcelona janë përmendur edhe Jurgen Klopp, Antonio Conte, Rafa Marquez e Hansi Flick.