Trajneri i Romës, Daniele De Rossi e theksoi se çdo skuadër në botë mund të mposhtet, para derbit në Serie A kundër Interit.
Roma po e shijon këndelljen nën urdhrat e trajnerit të ri, Daniele De Rossi, ku ka regjistruar tri fitore nga tri ndeshje të zhvilluara, kundër Cagliarit, Salernitanas dhe Hellas Veronas.
Tani, De Rossi do të përballet me një test të vështirë si trajner i Romës.
Interi i Simone Inzaghit po kalon në formë të shkëlqyeshme në Serie A këtë sezon, duke humbur vetëm njërën nga 22 ndeshjet e zhvilluara, dhe do të synojë me çdo kusht të dalë me pikët e plota nga “Stadio Olimpico” kundër Romës.
Duke folur në një intervistë për “TMW”, De Rossi diskutoi për mentalitetin e Romës para ndeshjes me Interin.
“Besimi që lojtarët e fortë duhet ta kenë, dhe ne jemi përplot me lojtarë të fortë. Inteligjenca dhe dija nevojiten, çdo skuadër në botë mund të mposhtet. Interi gjithashtu. Tani, niveli është rritur për dallim nga tri ndeshjet e para të mija”, tha De Rossi.
“Do të ketë momente në të cilat ne do të vuajmë sepse ata janë të fortë. Duke e ditur se kjo do të ndodhë është për lojtarët e pjekur, ta pranosh atë i bie që ke humbur”, tha më tej De Rossi.