Të fundit

Kusari akuzon VV-në për “ndërhyrje të frikshme politike” në KPM

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se dëgjimi mbikëqyrës për Komisionin e Pavarur të Mediave, i organizuar sot nga deputetët e VV-së të Komisionit Parlamentar për Media ishe ndërhyrje e frikshme politike në pavarësinë e KPM-së.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të premten u thirr një mbledhje urgjente, në të cilën u kërkua shkarkimi i Bordit të KPM-së shkaku i rikthimit të transmetimit të kanaleve “Arena Sport”, të cilat ishin ndaluar pasi kishin dhënë mesazhe glorifikuese për terroristët e Banjskës.

Por Kusari ka thënë se pavarësia e një institucioni do të thotë se vendimet merren sipas bindjeve dhe profesionalizimit të anëtarëve të atij institucioni.

“Dëgjimi “mbikëqyrës” për Komisionin e Pavarur për Media, i organizuar sot nga deputetët e VV-së të komisionit parlamentar për media, ishte ndërhyrje e frikshme politike në pavarësinë e KPM-së. Në dëgjim u përmend edhe iniciativa e VV-së për të shkarkuar anëtarët e pavarur të KPM-së. Tronditëse. Pavarësia e një institucioni kushtetues nënkupton që anëtarët i marrin vendimet sipas bindjeve dhe profesionalizmit të tyre, jo sipas tekeve të deputetëve. Thirrja me urgjencë e anëtarëve të KPM-së që t’i japin shpjegime deputetëve është njëjtë sikur deputetët t’i ftojnë gjykatësit t’i shpjegojnë vendimet e tyre në Kuvend”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ajo ka përgëzuar anëtarët e KPM-së për prezantim profesional.

“I përgëzoj anëtarët e KPM-së për prezantimin profesional, për argumentimin fantastik ligjor dhe për ruajtjen e profesionalizmit derisa u sulmonin pa bazë dhe ashpër nga ana e deputetëve për konsum të votuesve. Jam krenare me prezantimin e shumicës së përbërjes së KPM-së. Të gjithë duhet ta mbrojmë KPM-në”, ka shkruar tutje Kusari.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci