Të fundit

Konfirmohet data e meçit të shumëpritur të Florian Markut

Është zyrtarizuar meçi i radhës i Florian Markut, i cili do të zbresë në ring kundër Chris Kongo më 31 mars.

Ky meç do të zhvillohet në O2 Arena të Londrës, arenën që mban rreth 20 mijë shikues.

Edhe Marku iu ka bërë ftesë tifozëve që të jenë në Londër për të parë këtë përballje.

“Ju pres të gjithëve në 31 Mars në O2 Arena, Londër. Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe t’ju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do të transmetohet dhe në Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësinë ta ndjekin Live. Biletat dalin në shitje javës tjetër”, shkruan Marku.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci