Të fundit

Kompania “Pastrimi” fillon shpërndarjen e 300 kontenjerëve në Prishtinë: Faza e parë është finalizuar

Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore kanë finalizuar fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontenjerëve.

Në njoftim thuhet se procesi i prodhimit të kontenjerëve është ideuar dhe filluar në vitin e kaluar bashkë me ish-nënkryetaren e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Ilirik Musliu si nevojë që në Kryeqytet të rrisim numrin e kontejnerëve për shkak të mungesës së madhe dhe e cila ka ndikuar edhe në shërbimin cilësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, kompania “Pastrimi” është shprehur se përmes këtij projekti kanë arritur që me kosto të ulët të kursejnë edhe buxhetin e kompanisë dhe të ndihmojnë komunën në shtimin e numrit të tyre.

“Menjëherë po e fillojmë shpërndarjen e tyre në lagje te ndryshme të kryeqytetit. Kemi nisur edhe marrëveshjen e re me Ndërmarrjen Publike Banesore për prodhimin edhe të 1000 kontejnerëve të rinj”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci