Të fundit

Haradinaj: AAK është dëshmuar se është alternativa e duhur për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën.

Kështu ka thënë Haradinaj pasi Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Smajl Latifi është renditur e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.

“Nga 38 Komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci renditet e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022. Kryetarin Smajl Latifi dhe stafin e tij, i uroj dhe i përgëzoj për punën e tyre profesionale, korrekte dhe të ndërgjegjshme. Komuna e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, ajo është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca është dëshmuar se është alternative e duhur për qytetarin dhe për Kosovën.

“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë. Vazhdojmë të jemi të tillë sepse ky edhe është vizioni ynë”, ka përfunduar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci