Të fundit

Ekzekutohet me kallashnikov ekonomisti i një firme në Shqipëri, plagoset pronari

KURBIN- Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë në fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Gazetari i ABC News, Ahmet Zani, referuar informacioneve paraprake, raporton se autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës dhe për pasojë ka humbur jetën ekonomisti Selman Mihana, ndërsa mbeti i plagosur Ardian Gjeloshi, pronari i firmës.

Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar.

Ardian Gjeloshit ishte duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën Selman Mihana. I gjithë ambienti është me kamera sigurie, ndërsa të porta e hyrjes ndodhej roja objektit, i cili po merret në pyetje.

Ardian Gjeloshi pronari i firmës se inerteve duket se ishte shënjestra e këtij atentati. Sipas mjekëve të spitalit të Laçit, i plagosuri, Ardian Gjeloshi ka marrë disa plumba në trup./abc

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci