Të fundit

Llapi fiton derbin ndaj Dritës, i afrohet në vetëm tri pikë Ballkanit

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilani, Llapi e ka mposhtur Dritën me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arbnor Ramadani në minutën e 4’.

Me pikët e reja, Llapi ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e dytë në tabelë, krahas Dritës që renditet në pozitën e tretë me 34 pikë.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, ku ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Golin për vendasit e shënoi Dorent Hajdari në minutën e 76’, kurse te Gjilani golashënues ishte Senad Jarovic në minutën e 40’.

Me pikët e reja, Fushë Kosova zë vendin e nëntë në tabelë me 11 pikë, krahas Gjilanit që renditet i teti me 19 pikë.

Rezultatet finale:

Fushë Kosova 1:1 Gjilani

Drita 0:1 KF Llapi

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci