Të fundit

Haaland rikthehet me shkëlqimin e tij, City merr primatin e tabelës

Super sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke shënuar dy gola në fitoren e “qytetarëve” ndaj Evertonit.

City shënoi fitore me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 23-të, duke arritur kreun e tabelës në Premier League, me 52 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolës hasi në vështirësi në këtë ndeshje, pasi që rezultati i takimit u zhbllokua tek pas minutës së 70-të.

Erling Haaland arriti ta shënojë golin e tij të parë që prej nëntorit të vitit të kaluar, duke shënuar një super gol, për të vazhduar më pas edhe me golin tjetër.

Fillimisht norvegjezi shënoi në minutën e 71-të për 1:0, ndërsa dyfishoi shifrat në 2:0, gjatë minutës së 85-të.

Edhe pse nuk ka shënuar gol tash e sa muaj, Haaland vazhdon ta mbaj primatin si golashënuesi më i mirë në Premier League.

City tashmë ka primatin e ligës, me një ndeshje më pak se Liverpool që luan sot ndaj Burnleyt, e Arsenali nesër ndaj West Hamit.

Xhiron e radhës, City do të pres në shtëpi skuadrën e Chelseat.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci