Sot rreth orës 13:43, një person ka vdekur në vendin e tij të punës, në Qirez të Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën. Viktima mashkull i moshës madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.