Të fundit

​Diskriminimi i shqiptarëve nga Serbia, Mustafi kërkon fond të posaçëm nga Shqipëria

Qeveria e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës për 2024.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi tha për Euronews Albania se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që ashtu siç është e shkruar në Kushtetutë, të kujdeset për shqiptarët jashtë trojeve duke krijuar një fond të posaçëm për shqiptarët e Luginës.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përkujdeset, në bazë të kushtetutës, dhe të përmbushë nevojat për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë trojeve, në veçanti ata të Preshevës, që janë të diskriminuar. Shqipëria duhet të krijojë fondin e nevojshëm, siç ka krijuar Kosova për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha Mustafi.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci