Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë ndaluar dyp persona që kishin organizuar gara sportive në aksin rrugor Mitrovicë-Vushtrri.
Sipas policisë atyre u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.
“Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftim.