Të fundit

Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet në Prishtinë, këto janë datat që do të mbahet

Festivali ‘Sunny Hill’ do të mbahet në Prishtinë, më 25, 26, 27 dhe 28 korrik 2024.

është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Sunny Hill Festival në rrjetet sociale.

Festivali ‘Sunny Hill’ për herë të fundit ishte mbajtur në vitin 2022 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Ky edicion ishte përcjellë me polemika për shkak të lokacionit ku do të mbahej festivali.

Organizatorëve të festivalit ishte planifikuar fillimisht që t’i jepej një tokë 17 hektarësh në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim deri në 99 vite. Por, pas shumë polemikash mes nivelit qendror dhe atij lokal festivali u mbajt në Gërmi.

Fillimisht fesitvali u anulua për shkak të zvarritjes së procedurave sipas organizatorëve për dhënien e tokës, por pastaj u mbajt përsëri.Më 10 maj 2022, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci