Të fundit

Kim Kardashian në lidhje me ish-in e motrës së saj

Kim Kardashian dhe ish-i i motres se saj, Chloe, Odell Beckham Jr. janë në një lidhje që nga vera e kaluar – por e kanë mbajtur romancën e tyre sekret për ‘respekt ndaj djalit të tij’ dhe për të parandaluar ndonje shpërthim publik nga Kanye West, thone burime prane dyshes.

Spekulimet rreth Kim, 43 vjeçe, dhe atletit, 31 vjeç, fillimisht u shfaqen nga shtatori 2023.Konfirmohet: Kim Kardashian, në lidhje me ish-in e motrës së saj!

“Kim ka qenë në një marrëdhënie romantike me Odell në verën e kaluar dhe mendonte se kishte arritur ta mbante marrëdhënien e fshehtë”, tha një burim për DailyMail. “Ajo nuk po del me askënd tjetër në këtë moment – të paktën që miqtë e saj të afërt ta dinë”, shtoi më tej i njejti person. DailyMail zbulon ekskluzivisht se Kim Kardashian dhe ylli i NFL Odell Beckham Jr. janë në një marrëdhënie, pasi çifti filloi një romancë verën e kaluar. Konfirmohet: Kim Kardashian, në lidhje me ish-in e motrës së saj!

Çifti ka zgjedhur t’i mbajë gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se themeluesja e markës “Skims” është një ‘shkatërruese familjesh’ pas ndarjes së Odell nga nëna e djalit të tij, Zydn. Ndërsa shpjegojnë arsyen pse Kim ka qenë kaq e fshehtë për jetën e saj dashurore, burimi theksoi se çifti u pajtua me idene qe t`i mbante gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se Kimi “ka ndërhyrë” në raportin e Odell dhe ish-të dashurës së tij.

Nje problem tjeter ishte reagimi i ish-bashkëshorti i Kimit, Kanye West, me të cilin ajo ka katër fëmijë: North, 10 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe, dhe Psalm, katër vjeç. “Pas asaj që Kanye i bëri Pete Davidson, Kim dëshiron të shmangë këtë me çdo kusht. Është vetëm çështje kohe tani para se Kanye të thotë diçka publikisht, por ai nuk ka prova të qëndrueshme”. Kim dhe Kanye qëndruan të martuar për shtatë vjet deri sa u përfundua divorci në nëntor të vitit 2022 – një muaj para se ai të martohet me bashkëshorten e tij aktuale Bianca./Bordo.al

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci